Endacaku: Shqiptarët e LSDM-së në Kumanovë, me më shumë drejtori se “shkijet” e BDI-së (Foto)

Portali shqiptaro-zviceran, Endacaku, ka transmetuar informacionin e botuar në Gazetën Lajm se kuadrot shqiptare të LSDM-së, do të drejtojnë më shumë drejtori në Kumanovë se kuadrot e BDI-së. Mirëpo titulli me të cilin ka transmetuar tekstin është më shumë se thumbues: “Shqiptarët e LSDM-së më shumë drejtori se “shkijet” e BDI-së”. Ky titull na i rikthen kujtimet për disa “bomba” të publikuara nga Zoran Zaev, ku përfaqësues të BDI-së deklaroheshin si “më shkja se shkjau”.

Ndryshe Endacaku është portal shqiptaro-zviceran, ku 51 për qind të aksioneve i kontrollon Hadi Osmani, kandidati i LSDM-së për kryetar në komunën e Likovës.

shkijet,