Flamuri shqiptar shfaqet rregullisht në ndeshjet e Bayern Munchen (Video)

Duket se shqiptarët nuk janë tifozë vetëm me skuadrat italiane. Natyrisht, një nga skuadrat që ka shumë ndjekës nga mbarë hapësira shqiptare është edhe Bayern Munchen. Në pjesën e parë, kur Lewandowski shënoi golin e parë ndaj PSG-së nw Champions, prapa portës është shfaqur pikërisht flamuri ynë kuqezi. Ky flamur nuk vendoset rastësisht në këtë stadium, përkundrazi kjo është një ndeshje e radhës në të cilin ai shfaqet.

Një grup tifozësh shqiptarë janë besnikët e veçantë të ekipit të Bajernit, duke i ndjekur thuajse në të gjitha takimet ekipin bavarez. Përveçse shpalosin flamurin kuqezi në stadium, këtë grupim e shohim gjithmonë vetëm pas porte, teksa gjenden në të njëjtin vend. Dëshmi për këtë janë foto të ndryshme nga ndeshjet e kampionëve gjermanë. Shikojeni në video prapa porte: