Flamuri shqiptar shfaqet rregullisht në ndeshjet e Bayern Munchen (Video)

Një profesor shqiptar me bashkëshorten e tij janë arrestuar në Samsun, Ankara nën akuzën e lidhjes me organizatëne Fetyllah Gylen.

Mariglen Debrova nga Cërriku jetonte prej 10 vjetësh së bashku me familjen e tij në Ankara ku edhe njoftohet se është arrestuar ditët e fundit.

Familja e tij në Cërrik është alarmuar pasi nuk ka mundur të kontaktojë më me Mariglenin.

Mësohet se çifti është arrestuar në Ankara ndërsa nuk dihet ende se ku ka përfunduar fëmija i tyre i mitur. Mariglen Debrova, 32 vjeç, ishte duke vazhduar doktoratën për teologji në qytetin Samsun.

Ai ka mbaruar studimet në Egjipt dhe është transferuar në Turqi ku jetonte me familjen e tij prej shumë vitesh.

Familja kërkon ndihmën e autoriteteve shqiptare, ministrisë së Drejtësisë për të mësuar mbi arrestimin e tij dhe po kështu ndërhyrjen e tyre për të zgjidhur çështjen. Ata e cilësojnë të paligjshëm arrestimin e të riut dhe bashkëshortes së tij.

Gjithashtu kërkohet ndërhyrja e menjëhershme për fëmijën pasi ende nuk ka një informacion ku është vendosur dhe kush po kujdeset për të. Ky është rasti i dytë në zonën e Cërrikut ku një student doktorature përfundon në burg në Turqi nën akuzën e lidhjeve me Gylenin.