Fletë Minur Asani kandidati i Lëvizjes Besa për komunën e Bogovinës

Minur Asani, i lindur në fshatin e Bogovinës, më 29 Tetor 1981. Rrjedh nga një familje e edukuar dhe e arsimuar. Gjyshi ka shërbyer në fshatin e Bogovinës si hoxhë, ndërsa babai vazhdon të ushtrojë detyrën e arsimtarit. Shkollimin fillorë e kreu në fshatin e lindjes, pranë Shkollës Fillore “Abdyl Frashëri“, në Bogovinë, me një sukses të shkëlqyeshëm si dhe ishte pjesëmarrës në gara rajonale. Ndërsa shkollimin e mesëm e vazhdoi në Metresën e “ Isa Beut“, në qytetin e Shkupit, ku njëkohësisht ka qenë kryetar i shoqatës së nxënësve, si dhe kryeredaktorë i revistës “Ikre“. Studimet i vazhdoi në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, ku për një afat katërvjeçar i përfundoi studimet me sukses të shkëlqyeshëm. Gjithashtu ka të përfunduar në Universitetin Shtetërorë të Tetovës studimet e specializuara, në lëmin e Metodikës së Mësim-Besimit. Punësohet si Imam në vitin 2005 në xhaminë e fshatit Bogovinë, detyrë të cilën e kreu me sukses, por për shkak të nominimit për kandidat për Kryetar të Komunës dha dorëheqje. Gjatë detyrës si Imam kujdes të veçantë i kushtoi punës dhe edukimit të rinisë, ku me qindra rinistë morën ligjërata dhe mësime morale. Ai angazhohet si ligjërues i ligjeratave të rregullta për nxënës të shkollave të mesme si dhe studentëve në kuadër të shoqatës qytetare “Vizioni-M“, si dhe organizatës “Merhamet“. Së bashku me rininë e fshatit themeluan Shoqatën Kulturore Humanitare “E Vërteta“, ku kanë realizuar një numër të madh të projekteve në fusha të ndryshme: humanitare, ekologjike, arsimore, kulturore, sportive, edukative e kështu me radhë. Gjithashtu ka ushtruar detyrën e arsimtarit të lëndës Etika e Religjioneve në shkollat fillore: “Dervish Cara“ – Pallçisht i Poshtëm, si dhe “7 Marsi“ – Çellopek. Pjesëmarrës në seminare, debate, tribuna, trajnime si dhe simpoziume.

Kumanovapress: Cila është arsyeja e kandidimit për kryetar të komunës së Bogovinës?

Minur Asani: Arsyeja e kandidimit është humbja e shpresës, vullnetit tek qytetarët se mundet të punohet të ndryshohen gjërat. Se politikanët janë njerëz që punojnë vetëm për veten e tyre, nuk kanë interes për popullatën. Politika nuk njeh moral e kështu me radhë. Kandidimi ynë rezon këto ide dhe sjell vizionin e punës, moralit, shpresës, aftësisë, projekteve.

Kumanovapress: Cila është oferta juaj, cfarë do të ndërmerni në këtë komunë nëse zgjedheni për kryetar të Komunës së Bogovinës?

Minur Asani: Nëse zgjidhem kryetarë do të punoj që komunën ta ndjejnë të gjithë banorët njëjtë pa dallime partiake. Administrata të lirohet nga presioni partiak por të kenë vullnet dhe elan për sa më shumë punë si dhe më shumë realizim të projekteve.

Kumanovapress:  Cila do të jetë iniciativa e parë që do ta iniconi në rast se fitoni?

Minur Asani: Iniciativa e parë do të jetë transparenca ku qytetarë do të informohen nëpërmjet një ekrani në qendër të komunës reth buxhetit të konunës si dhe mënyrës së harxhimit të atij buxheti.

Kumanovapress:  Për çfarë kanë nevojë më së shumti banorët e Bogovinës?

Minur Asani: Më së shumti mendoj se kanë nevojë për regullimin e deponive të egra, ujin në disa vendbanime, ndriçim publik, ujin për vaditje, infrastrukturë.

Kumanovapress:  Çfarë ju premtoni banorëve të komunës së Bogovinës?

Minur Asani: Plan urbanistik të detajizuar. Përkrahje maksimale arsimit dhe kulturës. Ndihmë klubeve të ndryshme sportive. Shtëpi kulture, sallë sporti, pishinë, rregullim të terreneve sportive, mirëmbajtje të varrezave.