Fondacioni arsimore, kulturorë dhe humanitarë “Mustafa Pasha”

Njoftim për shtyp
Fondacioni arsimore, kulturorë dhe humanitarë “Mustafa Pasha” është një institucion zyrtar i cili
që nga viti 2012 zhvillon aktivitete në fushën e ndihmës humanitare dhe kulturore në Republikën e
Maqedonisë. Shoqata në fjalë që në qendër ka pikëpamjen humane ndaj njeriut, të gjitha aktivitetet
që i ka realizuar prej viti 2012 e deri më tani i ka realizuar nëpërputhje me ligjet në fuqi në
Republikën e Maqedonisë.
Në ditët e fundit, nëpërmjet disa rrjeteve sociale të cilat bëjnë transmetimin e lajmeve në portalet e
tyre, janë publikuar disa lajme, akuza dhe pretendime të pa sakta, të pa baza dhe larg të vërtetës në
lidhje me themeluesit dhe personat juridik tëshoqatës tonë. Në lidhje me çerdhen “Bleta” që ne nuk
kemi asnjë lidhje me të, nga qarqet e caktuar në një mënyrë të qëllimshme, është munduar të
prodhohet dhe krijohet perceptimi, opinioni dhe ideja se ne si institucion kemi lidhje me çerdhen në
fjalë dhe në këtë mënyrë aktivitet dhe shërbimet humanitare dhe kulturore që i ofron institucionit
ynë janë bërë cak i kësaj.
Në takimin që realizuam me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale u bisedua për publikimet,
akuzat dhe pretendimet e pa baza të cilat janë bërënë drejtim të institucionit tonë dhe se institucioni
ynë nuk ka aspak lidhje me çerdhen “Bleta”. Nga ky takim u kuptua dhe u vërtetua se institucioni
ynë të gjithë aktivitetin dhe veprimtarinë e ushtruar e ka bërë në përputhshmëri të plotëme të gjitha
ligjet në fuqi të Republikës së Maqedonisë dhe në këtë çështje neve na është dorëzuar një dokument
për faktin se ne kemi të drejtë në këtë çështje.
Prandaj, të gjitha pretendimet, akuzat dhe lajmet epublikuara në lidhje me neve qënga dita e shtunë
(23.07.2017) janë pretendime dhe akuza plotësisht të pavërteta dhe se ato nuk kanë të bëjnë aspak
me neve dhe me të vërtetën. Këto pretendime dhe akuza ose janë prodhuar nga injoranca ose me
qëllim të caktuar për të krijuar dhe treguar një perceptim kinse ne kemi të bëjmë me këtë çështje
dhe në këtë mënyrë të njolloset institucioni ynë përmes mediave.
Njëkohësisht ju informojm që Fondacioni arsimorë, kulturorë dhe humanitarë “Mustafa Pasha”
dhe anëtarët e bordit të tij do ti marrin të gjithë masat ligjorë ndaj mediumeve të cilat pa paraqitur
asnjë dëshmi dhe duke i përdorur fotot e kopshtit “Bleta” sikur të jenë foto të fondacionit i kanë
dhënë një kahje të shtrembuar opinionit në vend.Gjithë personat dhe mediumet të cilat në mënyrë
të shkujdesur i kanë përmend emrat e themeluesve dhe institucionin tonë dhe në këtë mënyrë kanë
shkel të drejtat njerëzore duke bërë lajme në media pa pasur asnjë dëshmi ligjore, duhet menjher ti
përmirësojnë ose largojnë publikimin e lajmeve. Në të kundërtën do të përballen me mjetet ligjore.
Me respekt
Fondacioni “Mustafa Pasha”