Gafurr Adili flet për skenarët ruso-serb në FYROM

Gafurr Adili flet për skenarët ruso-serb në FYROM

Gafurr Adili

Terheqja e gjihe personelit te Ambasades nga Shkupi nuk eshte bere per shkak se gjoja FYROM do ta votoje pranimin e Kosoves ne UNESKO; sepse, po te ishte kjo aresyeja, atehere shtrohet pyetja se, pse Serbia nuk veproi keshtu kur qeveria e serbo-rusofilit Nikola Gruevski e njohu pavaresine e Kosoves???

Por, duke i analuzuar me gjakftohtesi te gjitha zhvillimet e koheve te fundit, jo vetem ne FYROM, por edhe ne Mal te Zi, ku perfundimisht Rusia e humbi betejen e saj pas anetaresimit te Malit te Zi ne NATO, gje qe nuk arriti ta pengonte pasi i deshtoi atentati i pergaditur ndaj Milo Gkukonaviç-it, Rusi eshte shume e bindur se, betejen e fundit per dominimin e saj ne kete pjese te Gadishullit ILIRIK (Ballkanin Perendimor) duhet ta zhvilloje ne shtetin me te brisht siç eshte FYROM, ku qeveria e re e Zoran Zaev-it ende nuk ka arritur ta konsolidoje pushtetin e saj ne te gjitha institucionet shteterore.
Dhe, duke patur parasysh edhe faktin tjeter se, per sa kohe qe serbo-rusofili Nikola Gruevski dhe bsmda e tij ende jane te lire, Rusia (permes Serbise) do te beje ç’mos qe kete situate ta shfrytezoje maksimalisht; prandej, une jam shume i bindur se, terheqja e gjithe personelit te Ambasades se Serbise nga Shkupi, eshte paraskenari i skenarit te rradhes, nga i cili duhet te ruhen shqiptaret.

Po pse duhet te ruhen shqiptaret?

Sepse, aktualisht po zhvillohet gjyqi ndaj djemve te skenarit te Kumanoves;
Sepse, shume shpejt ne Kosove do te filloje te veproje Gjykata Speciale;
Sepse, mafia politike nuk njeh as kombesi, as fe dhe as kufij;
Sepse, kjo mafie politike, qofte ajo e Gruevski dhe Co, apo edhe ajo shqiptare (ne Tirane, ne Prishtine, ne Tetove dhe…), te nxitura dhe te mbeshtetura nga Rusia per tu inkriminuar deri ne fyt, do te perpiqet qe ne emer te “patriotizmit” (siç ka bere ne çdo skenar te deritanishem, jo vetem ne Kondove dhe Brodec, por edhe ne Kumanove), si dhe ne emer te djemve te Grupit te Kumanoves te organizoje skenare ne FYROM.

Pse ne FYROM dhe jo ne Kosove apo ne Kosoven Lindore?

Sepse, çdo njeri qe ka lexuar sado pak literature luftarake, e di fare mire se çfare pozicioni gjeografik paraqesin Mali i Sharrit dhe Korabi, dhe jo vetem keta…, por edhe Malesia e Karadakut te Shkupit.
Sepse, tani me nga te gjithe ne duhet te dihet Marreveshja Ushtarake midis Serbise dhe FYROM (e arritur gjate qeverisjes se serbo-rusofilit Gruevski), “marreveshje” kjo qe Serbise ia lejon qe te nderhyje ushtarakisht ne territorin e FYROM deri ne 20 km vije ajrore.

Prandej…, kujdes shqiptaret e mi, jo vetem te Shqiperise Lindore nen FYROM, por edhe te te gjithe trojeve te Shqiperise Etnike dhe te mergates (diaspores) shqiptare!


Related Articles

BESA e vetme përballë enveristëve të DUI-t dhe titistëve të SDSM-së

Faton Fazliu Kur ne organizonim protesta kundër regjimit VMRO-DUI, plot njerëz atëbotë tuteshin nga çiftet Gruevski&Mijallkov dhe Ahmeti&Xhaferi dhe, bile,

Zekolli: Amnestimi i LSDM i krimit nga BDI, kolaborilacionizmi Aleancës dhe hipokrizia e BE dhe ShBA e bën Besën të vetmen shpresë

Arsim Zekolli, analistii mirënjohur shqiptar ka parashikuar fitoren e Lëvizjes BESA në zgjedhjet e ardhshme, kur do që të mbahen

Babai monstër nga Kërçova lë shtatëzënë vajzën e tij 16 vjeçare

Kur në tetor të vitit të kaluar doli nga burgu, Velioski u kthye në fshatin Lisiçani në Kërçovë, përcjell TetovaSot.