Copy Code

Gjermani, vendosen kryqe në një xhami

Persona të paidentifikuar kanë vendosur 26 kryqe ne ambientet e jashtme të një xhamie në qytetin Ragensburg të Bavarisë, në Gjermani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ditë më parë persona të paidentifikuar kanë vendosur kryqet në ambientet e jashtme të një xhamie në qytetin Ragensburg të Bavarisë, e cila i përket Bashkësisë Turko-Islame për Çështjet Fetare (DITIB). Është vërejtur se mbi kryqe ishin të shkruar emrat e personave që kanë humbur jetën në sulmin terrorist në Bruksel.

Ndërkohë policia ka nisur një hetim pas ngjarjes. Theksohet se drejtuesit e xhamisë e cila operon që nga viti 1986 në qytetin Regensburg kanë patur marrëdhënie të mira me fqinjët e komunitetit gjerman dhe drejtuesit lokalë dhe se më parë nuk është shënuar ndonjë ngjarje negative.