Gjykimi i Gruevskit dhe të tjerëve shtyhet për më 18 dhjetor

Gjykimi për ish-funksionarët shtetëror Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Vlladimir Peshevski, Ljupço Georgievski, është shtyrë për më 18 dhjetor të këtij viti.

Ata janë të akuzuar në lëndën ”Trajektorja” të PSP-së për keqpërdorim të mbi 150 mijë euro. Të akuzuarit kanë kërkuar që të bëhet video inçizimi i seancës.

Kjo është seanca e parë për këtë lëndë. Përndryshe, Gruevski dhe Janakieski janë të përfshirë edhe në aktakuza tjera.