GOLD AG afrohet me Vetëvendosjen!? (Foto)

Reperi i njohur Gold AG është gjithnjë shumë i përfolur në mediat vendore. Jo pak herë kemi pasur rastin ta shohim me këngë kundër politikanëve, e në disa raste edhe të fotografuar pranë tyre.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi ku shfaqet së bashku me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimin.
Ky i fundit u bë temë në media lidhur me një deklaratë ku tha se partia e tij do ta votojë shfuqizimin e Gjykatës Speciale në Kosovë.

Në ‘selfie’-n që Goldi ka publikuar në InstaStory, ata shfaqen shumë të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit, teksa duket se ruajnë një miqësi të mirë.