Gruevski edhe sot në gjykatë, ja përse këtë herë

Edhe sot Nikolla Gruevski do të duhet të ulet në bankën e të akuzuarve për lëndën ”Dhuna në Qendër”.

Agjencia AIM bën të ditur se në seancën e mëhershme Tomisllav Llazarov dhe Jordan Ristevski e pranuan fajin. Përveç Gruevskit, të akuzuar janë edhe ish-funksionari Mile Janakieski dhe deputetja e tanishme e OBRM-PDUKM-së, Daniella Rangellova.

Ata akuzohen nga PSP-ja për nxitje të dhunës në protestat para komunës Qendër në qershor të vitit 2013. Përgjimet janë lejuar që të përdoren si dëshmi për këtë lëndë.