Gruevski i “shkretë” pa pasaportë, ngeli pa pushime, ja ku gjendet?!

Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski ka ngelur pa pushime jashtë shtetit, pasi që me kërkesë të Prokurorisë Speciale i është konfiskuar pasaporta. Ai këtyre ditëve është parë në Ohër me familjen e tij, informon INA.

Ndërsa në këtë foto të kapur nga disa portale shihet se si Gruevski me kokën ulur dhe duke u menduar shëtitet në orët e vona nëpër rrugët e Ohrit.

Gruevski pasi që ka ngelur pa pasaportë, këto ditë të vapës po i kalon në Ohër. Portalet maqedonase kanë ironizuar me sjelljet e ish-kryeministrit, i cili po përballet me drejtësinë.

Atij iu konfiskua pasaporta për rastin e keqpërdorimeve financiare të VMRO-DPMNE-së, ku Gruevski është ndër të akuzuarit kryesor. Përveç kësaj Gruevski akuzohet edhe në rastin “shuplakat” që ka të bëjë me kryetarin e komunës Qendër, Andrej Zhernovski.