Grupi “Minatori” publikojnë këngën e re “Krejt njëjtë” (Video)

Rock grupi i njohur shqiptar “Minatori” janë rikthyer në tregun muzikor me një këngë të re.

“Krejt njëjtë” titullohet kënga e tyre më e re e zhanrit rock, e cila është punuar në muzikë dhe tekst nga vet anëtarët e grupit: Naser Gjinovci. Mufail Limani, Agim Berisha , Petrit Riza, dhe Valton Beqiri.

Rock-grupi “Minatori” vijnë me këngë të re. Foto nga: YouTube

Kënga trajton një temë revolte, e cila përshkruan realitetin e hidhur të ditëve të sotme.

“Krejt njëjtë” është publikuar në YouTube me një klip nën ngjyrat bardhë e zi, të realizuar në Prishtinë.