Haradinaj porosi Vucicit dhe Dacicit nga Franca: Do t’ju përgjigjemi sikur në vitin 1998 (VIDEO)

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj pas shtyrjes së vendimit nga Gjykata e Colmarit iu është drejtuar bashkatdhetarëve atje.

Haradinaj ka thënë se krerët e shtetit serbë, Aleksandar Vuçiq, Tomislav Nikoliq dhe Ivica Daçiq, gjithmonë do ta kenë përgjigjën e njëjtë nga shqiptarët, atë të vitit 1998.

“Unë veç i kam bërë dy muaj këtu, e po dua të iu them që edhe pse është një situatë jo e mirë jam ndi shumë i përkrahur, shumë i nderuar prej popullit, prej bashkatdhetarëve. Ne e kemi dhënë një betim si shqiptarë, e Vuqiqit, Nikoliqit e daqiqit atë përgjigje që ua kemi dhënë në 98’tën qata kanë me marrë gjithë prej shqiptarëve. Kanë me u mësua të gjithë me jetua me shqiptarët e me të drejtën e shqiptarëve sepse jemi në të drejtën tonë”, është shprehur Haradinaj, transmeton Lajmi.net

Ai më tej ka treguar se kur do të mbahet seanca e radhës dhe kur do të merret vendimi.

“Gjykata vendosi që të kërkoj më shumë shpjegime në disa pika prej Serbisë. Ky vendim po tregon se është lojë politike. Ia kemi jep shansin ligjit, por për fat të keq politika i ka futur duart thellë në këtë temë. Unë do të mbetem këtu deri më 6 prill, ashtu po thonë, pasi deri më 31 mars i kanë dhënë kohë Serbisë që t’i dërgoj ato shpjegime. Ndërsa më 6 prill ballafaqohemi edhe një herë me prova e me fakte, e tek pastaj vendimi kah gjysma e prillit”, ka deklaruar Haradinaj.