Haradinaj pritet të lirohet të enjten rreth orës 13:00

Haradinaj pritet të lirohet të enjten rreth orës 13:00

ramush-haradinj-france-780x439\r\n\r\nLideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet i arrestuar në Francë, nuk do të lirohet sonte.\r\n\r\nSipas shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, Haradinaj pritet që nesër rreth orës 13:00 të lirohet nga ndalimi, që i është bërë nga autoritetet franceze.\r\n\r\nAi ka thënë se Haradinaj është duke u mbajtur në një stacion policor.\r\n\r\n“Lirimi i Haradinajt pritet të ndodhë nesër rreth orës 13:00″, tha Lekaj.\r\n\r\nSipas tij, Haradinaj ka qenë duke udhëtuar me familje.\r\n\r\n“Për ne është e papranueshme që një lider i partisë, luftëtar i lirisë, të ketë kaq shumë probleme”, ka thënë Lekaj në KTV.\r\n\r\nEdhe agjencia e lajmeve Reuters, shkruan se ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i partisë opozitare AAK, Ramush Haradinaj nuk do lirohet sonte,.\r\n\r\nSipas agjencisë së lajmeve, lideri opozitar pritet që të enjten në mëngjes të paraqitet para organeve të drejtësisë në Francë ku edhe do të shikohet nëse Haradinaj akuzohet për çështje të njëjta për të cilat është shpallur i pafajshëm në Tribunalin e Hagës.\r\n\r\n“Burime tona raportojnë se Franca do të refuzojë kërkesën për ekstradim të Haradinajt, sidomos për faktin nëse është ndjekur për arsye politike”, shkruan Reuters.\r\n\r\nHaradinaj ishte duke udhëtuar me pasaportë diplomatike kur ai u ndalua nga autoritetet franceze.\r\n\r\nNë qershor të vitit 2015, Haradinaj ishte arrestuar në Slloveni dhe ishte liruar vetëm dy ditë pas arrestimit, pas presionit të madh diplomatik. /Telegrafi/\r\n\r\nARRESTOHET RAMUSH HARADINAJ


Related Articles

Bogoevski: Gruevski ka lënë shtet, ku as emigrantët nuk duan të qëndrojnë (Foto)

Deputeti i LSDM-së, Pavle Bogoevski, përmes llogarisë së tij në Facebook është kyçur në debatin mes opozitës dhe pozitës sa

U shpallë spiun në Shkup, doli i i pafajshëm në Strasburg, ja dëmi që do i paguajë shteti (FOTO)

Petar Karajanov që në vitin 2013 u shpallë spiunë i shërbimeve sekrete në të kaluarën nga Komisioni për Lustrim ka

Qeveria refuzon për punë Aritonin nga Shkupi, që magjistroi me notë mesatare 10

Ariton Rama, politolog, ka reaguar nëpërmes rrjetit social facebook për trajtimin e Qeverisë së re kundrejt kuadrove të reja premtuese