Harrojeni “Balena Blu”, një lojë tjetër e frikshme është duke qarkulluar në Facebook!

Fëmijët, të rinj deri në 14 vjeç, do të zhduken për ditë të tëra, si pjesë e një loje të re Facebook që quhet “Sfida 48-orëshe”.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, sfida shokuese i fton fëmijët të fshihen nga prindërit dhe të dashurit për sa kohë që të jetë e mundur, me pjesëmarrësit që japin një rezultat më të lartë sa herë që përmenden në mediat sociale.

Kjo do të thotë se fëmijëve u jepen pikë nëse prindërit e tyre i përmendin ata në Facebook – për dhënë alarmin.

Sfida më e fundit është shumë e ngjashme me “Game of 72”, e cila tronditi komunitetet sociale gjatë vitit 2015, duke u thënë fëmijëve të zhduken për 24, 48 ose edhe 72 orë.

Gjithashtu, e njëjtë “e frikshme” ishte edhe e loja e famshme “Balena Blue”.