“Harxhova 1 milion dollarë për 45 minuta!

Njëri nga qendrat më të mira në historikun e basketbollit dhe anëtari I “Shtëpisë me persona të famshëm”, Shekill Onill në mediat amerikane zbuloi se si harxhoi milionin e parë të fituar nga kontratë, edhe atë për 45 minuta.

“Menjëherë e pagova kredinë e shtëpisë për prindërit e mi dhe ua bleva një makinë…Mercedes,” tha mes tjerash O’Nill.

Njeriu që ka lënë shenjë në tabelën e basketbollit, është kampion I botës dhe fitues I medaljes olimpke, ndërsa në NBA ka veshur fanellën e Oralndo Mexhikut, Los Anxhelosit, Lejkersit, Majamit, Klivlendit dhe së fundit Feniksit.