Hitleri për popujt e Ballkanit: Serbët i konsideronte vrasës, kroatët dhe sllovenët fshatarë kurse shqiptarët trima dhe fisnikë

Lideri nazist gjerman njihej për qëndrimin e tij antiserb, të cilët sipas historianëve serbë i konsideronte bombardues, vrasës të mbretërve, komplotistë dhe fajtorë për të gjitha luftërat evropiane. Në të njëjtën kohë, Hitleri pohoi se serbët kanë një forcë të madhe të komb-ndërtimit, ndjenjën e misionit politik dhe rol historik, andaj sipas tij nuk duhej t’u ofrohej mbështetje, transmeton InfoPress.

Hermann Neubacher, i dërguari i posaçëm për Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Jashtme përvoja e të cilit është përshkruar në librin “Detyrë të veçantë Ballkan” është një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Adolf Hitler që mund të na japë një pasqyrë interesante në lidhje me atë se çfarë mendonte Hitleri për popujt e Ballkanit.

Gjatë një bisede tre orësh që ai kishte me Adolf Hitlerin, Führeri gjerman i tha këtë:

“Ne kurrë nuk duhet të lejojmë që në Ballkan një komb që ka një ndjenjë të misionit politik dhe rol historik të bëhet shumë i fuqishëm. Janë pikërisht serbët ky komb. Ata kanë dëshmuar se kanë forcë të madhe të shtetndërtimit, si dhe synime të mëdha e ambicioze, që shkojnë përtej Detit Egje. Kam rezerva të mëdha të mbështes dhe trimëroj këtë popull në këto përpjekje dhe ambicie që ka”.

Në shtetin gjerman për të gjithë ishte i njohur qëndrimi i Hitlerit, i cili kundërshtonte çdo ide që çon në forcimin e serbëve.

Libri “Hitler Table Talk” që është botuar në të pesëdhjetat, dhe ribotuar sërish në vitin 2000 është një koleksion i monologjeve të Adolf Hitlerit dhe të bisedimeve të tij me bashkëpunëtorë të ngushtë në periudhën nga viti 1941 deri në 1944.

Historiani Tvrtko Jankovin për portalin kroat “Express” kishte thënë se mendimet e Hilerit për popujt e Ballkanit varionin. Ndërkohë që për kroatët thoshte se duhet të gjermanizohen, në anën tjetër njihej qëndrimi i tij negativ për sllovenët të cilët i konsideronte vetëm skllavë për punë të dorës së dytë.

“Populli slloven në perandorinë e tij nuk kishte asnjë rol tjetër, përpos si skllevër për punë të dorës së dytë. Sllovenët, kroatët, dhe popujt tjerë janë trajtuar si fshatarë që ishin të budallenj dhe asgjë më shumë se kaq. Në kohën e luftës dolën librat e fëmijëve në të cilat këta popuj ishin portretizuar pikërisht në një dritë të tillë. Bullgarët i ishin më të afërt, kështu që i vlerësonte më shumë, ndërsa çekët, për të cilën ai foli shumë negativisht, në luftë kaluan me më pak humbje se sa të tjerët. Çdokush që ishte në anën e tij ndonjëherë mirrte vlerësime positive”, tha Jakovina.

Ndërkohë që shqiptarët Lideri nazist i Gjermanisë, thuhet se i konsideronte për “racë të pastër ariane”, për “trima dhe fisnikë”, kurse Shqipërinë e cilësonte “vend të vogël romantik të Ballkanit“.

Ndërsa në një bisedë të regjistruar me 4 qershor të vitit të 1942 mes Adolf Hitlerit dhe Presidentit të Finladës, Mannerheim, lideri nazist duke folur për dështimin e planit ‘’Babarossa’’ dhe dështimet e pushtimeve italiane në Afrikë nuk lë pa përmendur edhe rastin e Shqipërisë. Ai i thotë Mannerheim se do të futej në Ballkan drejt Greqisë dhe Shqipërisë, pikërisht aty ku Italia kishte pushtuar.