Horor pranë RTVM-së në Shkup, 60 vjeçari refuzon “shërbimet” e prostitutës, ajo e plaçkit

Një 60 vjeçar ka përjetuar horror te pompa e benzinës, në rrugën “Kej. Dimitar Vllahov”. Të hënën, rreth orës 20 e 30 minuta, B.A., 60 vjeçar është ndalur për të marë karburant te kjo pompë benzine. Në atë moment, atij i është afruar një femër e panjohur e cila i ka ofruar shërbime seksuale, njofton policia. Pasi B.A. e ka refuzuar, ajo ka tentuar me forcë të ja marë portofolin nga xhepi i bluzës, njëkohësisht duke bërtitur dhe duke e goditur në kokë, shkruan Gazeta Lajm. Pasi ia ka marë portofoln, janë afruar edhe dy meshkuj të panjohur, të cilëve ajo ia ka dhënë portofolin e vjedhur. Njëri prej dy personave e ka sulmuar 60 vjeçarin nga lagja Ilinden, kurse femra në fjalë i ka marë paratë nga portofoli dhe është larguar në drejtim të panjohur. Policia po ndërmerr masa për ndriçim të këtij rasti, që ka nodhur afër ndërtesës së RTVM-së, vend që njihet edhe si “poligon” i prostitutave në Shkup.