Ibraimi: Këtë herë Shqiptarët nuk do të mashtrohen nga SDSM-ë.

Para pak çastesh Hamzi Ibraimi në profilin e tij në facebook ishte shprehur, se tash më SDSM-ë nuk do të arijë ti mashtrojë Shqiptarëet me premtime të rrejshme siç bbëri në zgjedhjet parlamentare.

Ai në profilin e tij të Facebookut shkruan:

Kryeministri Zoran Zaev zgjedhjet parlamentare i fitoi falë votave Shqiptare, Ngase ai Shqiptarëve u premtoi aq shumë gjëra se do i realizojë me ardhjen e tijë në pushtet dhe me këtë rastë Shqiptarët ia dhanë votën. Njëkohësisht edhe për ta dënuar BDI-në dhe VMRO-në ata votuan pro SDSM-së me shpresë se Zoran Zevi do i mbaje premtimet e dhëna Shqiptarëve. Ai premtoi gjatë fushatës së mbajtur në zgjedhjet parlamentare zbardhjen e rastit Monstra,Sopotit lagjes së trimave dhe shum rasteve tjera të montuara në dëm të Shqiptarëve. Por mbas formimit të qeverisë ai jo vetëm se i haroi premtimet e dhëna ndaj shqiptarëve por ai vendosi ti amnestojë edhe kriminelëte Bashkimit Demokratik për Integrim. Edhe pse në bombat e tij të ashtu quajtura bombat e Zaevit ai nxori në sheshë edhe krimet e bëra nga ana e Bdi-së në qeverisje me VMRO-në. Ndërsa në këto zgjedhje lokale ai del dhe publikisht përkrahën kanditatit të partisë së kriminalizuar në Çair dhe kjo tregonë shumë qartë se Kryeministri Zoran Zaev nuk ndryshon nga Ish kryeministri Nikolla Gruevski ngase të dy e kanë të njetën qasje që të vazhdojnë ti diskriminojnë Shqipatrët. Por këtë herë Shqiptarët duhet ti hapin sytë dhe ta dënojnë tash SDSM-ën. Posaqërisht kjo vlenë për banorët e Haraçinës që mos të votojnë për kanditaten e SDSM-ës dhe të votojnë pro kanditatëve tjerë Shqiptarë dhe në këtë mënyrë ta dënojnë SDSM-në.