Intervistë: Fletë Bashkim Bakiu kandidati për komunën e Sarajit

Bashkim Bakiu, nuk është i panjohur në rrjedhat politiko-shoqërore në vendin tonë. Emri i tij ka filluar të lakohet para shumë viteve, ndonëse ishte shumë i ri në moshë. Person i kompletuar familjar, i cili rrjedh nga një familje me traditë mësuesish dhe vendas i komunës së Sarajit. Si student i dalluar, që në moshë të re do të inkuadrohet në zhvillimet politike, ndërkohë duke investuar në shkollimin e vet, fillimisht duke kryer Fakultetin Juridik në Universitetin Shën Qirili dhe Metodi në Shkup e më pas duke mbrojtur me sukses disertacionin e magjistraturës në Trento të Italisë( me bursë Erasmus mundë në koordinim me universitetin e Ljubljanës, Corvinius në Hungari dhe Regenzburg në Gjermani) në temën e vetëqeverisjes lokale, duke sjellë përvojën evropiane në rrethanat e Ballkanit Perëndimor. Ne kuadër të studimeve ka bërë edhe praktikën në ministrin e pushtetit  lokal ne Republikën e Sllovenis. Ndërsa përfundimi i temës së doktoraturës, këtu në Shkup, do t’i mbetet çështje kohe. Angazhimi i tij profesional ka filluar që nga jeta studentore, duke punuar në sektorin joqeveritar, fillimisht duke hyrë në botën e anketave e sondazheve në tregun e vendit tonë, si dhe me themelimin e shoqatës së tij Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë veprimtaria dhe angazhimi i tij profesional në këtë sferë do të zgjerohet edhe në tregun shqiptar dhe kosovar. Por, për rrethanat tona, më interesantja mbetet anketat dhe sondazhet që i ka zhvilluar këtu në Maqedoni, duke “parashikuar” me përqindje saktësie gati të gjitha ciklet zgjedhore këtu te ne. Sikurse rritej veprimtaria profesionale e shoqatës së tij, ashtu edhe filloi interesimi i partive politike në Maqedoni, posaçërisht të atyre shqiptare, për shërbimet e shoqatës së tij. Dhe, “bashkëpunimi” i tij gati me të gjitha partitë politike shqiptare mbështetet, kryesisht në sferën e sondazheve dhe anketave, duke mos përjashtuar edhe organizimin e trajnimeve dhe kurseve politike për politikanët e rinj të partive politikave shqiptare këtu te ne. Pastaj ai ka qen i angazhuar edhe në institucione të ndryshme të pushtetit qendrore dhe lokal si ekspert në sferën e decentralizimit. Përballja e tij me “analistët maqedonas” në disa Tv maqedonase na ka nderuar, para së gjithash si njohës i mirë i çështjes shqiptare dhe politike në përgjithësi, dhe prezantimi i të vërtetës para publikut maqedonas – çështje kjo që disa “politikanë” tanë kanë lënë për të dëshiruar. Fundja, e kaluara e pastër e tij, pa hipoteka financiare, ka bërë që të marrë guximin dhe t’i rrëket kësaj pune, duke u kandituar për kryetar i Komunës së Sarajit, me vizionin  e tij për komunën e Sarajit. Sigurisht që, ndërr njohsit më të mirë të teorisë së pushtetit lokal, angazhimi i tij për kreun e Sarajit, para së gjithashë është borxh i tij që i ka shoqërisë shqiptare në Maqedoni, posaçërisht shoqërisë së komunës së Sarajit. Bashkim Bakiu që nga jeta studentore deri më sot ka marrë pjesë në  mbi 50 trajnime, konferenca dhe seminare  jashtë vendit.

Kumanovapress: Cili ishte motivi juaj për tu kandiduar për kryetar të komunës së Sarajit?

Bashkim Bakiu : Nuk është vetëm motiv, është edhe obligim. Unë kam lindur dhe jetoj në Saraj, dua që edhe pjesën tjetër te jetës time ta kaloj në saraj. Edhe në sferën akademike kam që i lidhur me Komunën e Sarajit, unë kam bërë një mastër  në sferën e zhvillimit komparativ local  në Universitetin e Trentos në Itali një ndër rajonet më të zhvilluara në atë vend, mandej edhe temë master ka pasur  çështjen e arsimit, decentralizimit dhe tregun e punës. Kam një përvojë 10 vjeçare në realizimin e projekteve të ndryshme në organizatë jo qeveritare me kandidaturën time dua që të vej në shërbim të gjithë bagazhin professional dhe të gjitha kontaktet për një jetë të re në Saraj,

Kumanovapress: Me çfarë oferte do të dilni para banorëve të kësaj komune, çfarë do të bëni në këtë komunë nëse zgjidheni kryetarë i komunës së Sarajit?

Bashkim Bakiu : Oferta ose programmi për Komunën e Sarajit ka të bëj kryesisht me kompetencat që ka komuna duke nisur nga urbanizmi, infrastruktura, zhvillim ekonomik lokal,  përmirësimin e infrastrukturës së shkollave dhe përmirësimin e cilësisë në arsim, pastaj ruajtjen e ambientit, përkushtim të veçantë do ti japim edhe rinisë ,kulturës dhe sportit. Në të gjitha këto fusha të lartpërmendura komuna e sarajit ka ngecje dhe kërkon trajtim profesional dhe serioz.

Kumanovapress:  Me çka do ta filloni mandatin nëse fitoni garën, ndonjë projekt konkret?

Bashkim Bakiu : Problemet që janë krijuar në komunën e Sarajit nga qeverisja e deritanishme janë të mëdha në çdo sfere dhe kërkon trajtim gjithëpërfshirës.  Edhe pse shekulli 21, edhe pse nga komuna e Sarajit furnizohet me ujë gjithë qyteti i Shkupit, ende kemi fshatra të cilët kanë problem me uji( domethënë nuk kanë) kurse disa fshatra në periudha të caktuarra nuk kanë ujë të mjaftueshëme. Kur flasim për ujin është çështjes elementare dhe pa të cilën nuk jetohet por fatkeqësisht edhe pse qeverisja e mëparshme ka pasur edhe pushtetin qendror nuk ka arritur ti zgjidh këto probleme. Kemi keq menaxhim me ndërmarrjen komunale- në vendbanimet e ndryshme kemi mbeturina për të cilët komuna aspak nuk kujdeset si dhe një qasje joserioze dhe keqmenaxhim me ndërmarrjen komunale. Komuna po thuajse aspak nuk është kujdesur për rrugët, sinjalizimin para shkollave( në veçanti), Neglizhenca ndaj nevojave të qytetarëve shihet në çdo aspekt,  edhe në segmentet më të thjeshta, ajo që na e dallon komunën e Sarajit nga komunat është edhe në stacionet e autobusëve, mos flasim për çështjet tjera zhvillimore.

Dhe kur flasim për zhvillim, nuk e ka vetëm karakterin ekonomik dhe përfitues, zhvillimi nënkupton te kemi çerdhe të mjaftueshme, kënde fëmijësh, fusha sporti për të rrënjët, rekreacion,kur tu ndihmohet bizneseve të vogla, arsim cilësorë ose me një fjalë shërbime për qytetarët të jenë më afër, gjë që i mungon një komune siç është Saraji me 40 mijë banorë.

Kumanovapress:  Ju si banorë rezident i kësaj kommune i dini nga afër problemet dhe nevojat e banorëve. Për cfarë kanë nevojë më tepër banorët e komunës së Sarajit?

Bashkim Bakiu :  Kërkesat e banoreve nuk janë të shumta, mjafton komuna të bëj detyrën dhe obligimin që ka me Ligj. Kjo i vjen që kërkesë e banoreve është që nga dalja nga shtëpia të funksionon gjithçka. Rrugët të pastrohen që nuk ka ndodh asnjëherë në komunën e Sarajit, të ketë trotuare ku mund lirshëm të lëvizin njerëzit  dhe sidomos fëmijët, të ketë ndriçim që mungon në komunën e sarajit, shërbimet komunale të jenë sa më cilësore( jo mbeturinat të hidhen apo bien në rrugë si rezultate e keq menaxhimit me ndërmarrjen komunale). Të mos ketë punësime jocilësore në arsim  pastaj komuna të asistoj për çdo nevojë  për banorët dhe bizneset e vogla dhe të mesme si lloj ndërmjetësimi me pushtetin qendror. Komuna të jetë me aktive në kërkesat ndaj pushtetitin qendrorë sidomos në shërbimin pediatric apo poliklinike  me qëllim që shërbimet të jenë me afër banoreve. Saraji të jetë vend i sigurt duke dislokuar stacionin policor dhe duke vendosur në qendër apo të jetë mobile ( të lëviz ) me qëllim që të ketë siguri më të madhe për banorët. Do të kërkojmë nga pushtetit qendrorë që të dislokohet njësiti i zjarrfikësve nga komuna e Gjorce petrovit në Saraj, ose të themelohet njësi i zjarrfikësve edhe në saraj( për shkak se komuna ka të drejtë të themeloj njësi të tillë).

Nga kanë dal sportist të mrekullueshëm që njihen edhe në nivel botërorë, por fatkeqësisht komuna asnjëherë nuk ka dhënë stipendion për kategoritë të tilla, aq më pak ka siguruar kushte të mjaftueshme për të zhvilluar sporti. Sportistët kanë nevojë për një teren të atletikës si dhe përmirësimi i infrastrukturës së sportit që për momentin është në gjendje të mjerueshme. Në saraj mungon edhe një qendër kulturore, banorët e Sarajit kanë nevojë për një qendër të tillë për të kultivuar kulturën dhe traditën e Dervenit.

Kumanovapress: Çka ju premtoni banorëve të komunës së Sarajit?

Bashkim Bakiu :  Thjesht do të bëjmë punën që është në kompetencë të komunës, dhe do të jemi më afër banorëve , gjë që ka munguar deri më tani.Dhe natyrishtë pasurit që ka komuna e Sarajit do të promovohet edhe në panaire ndërkombëtare për të tërhequr investimet e huaja direkt, për të zhvilluar Sarajin.