Jaht, vilë, pushime luksoze: Neymar shkëmben puthje me të dashurën braziliane (Foto)

Neymar po shijon rrezet e diellit në plazhet fantastike braziliane.

Futbollisti brazilian gjendet në pushime dimërore, por këto po i kalon në vendlindje.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain po shoqërohet nga e dashura super seksi, Bruna Marquezine.

Dyshja është fotografuar edhe në momente intime duke shkëmbyer edhe puthje dhe më pas shijuan brigjet braziliane.

Neymar ishte i veshur krejtësisht në të zeza ndërsa Bruna zbuloi format e linjave seksi trupore.

Ata kanë marrë një jaht dhe një vilë luksoze për dhjetë ditë qëndrimi në Fernando de Noronha.

Së bashku me Neymarin është edhe lojtari i ekipit tjerë francez, gjermani Kevin Trapp me të dashurën, Izabel Goulart.

Ndryshe, dyshja pritet të kthehet gjatë fundjavës në kryeqytetin e Francës, Paris.