Joshua me video emocionuese për jetën e tij (Video)

Kampioni i Botës në pesha të rënda, Anthony Joshua ka postuar një video në Facebook, ku ka treguar për jetën e tij.

Ai më shumë iu ka dhënë përparësi sukseseve në shëndet dhe lumturi sesa financave, pasi që pa këto suksese nuk do të vinin financat.

“Unë kam lindur në sukses. Nëse ju po flisni për financat dhe gjithë gjërat e tjera jo vetëm për ato, por unë kam qenë i suksesshëm në sensin e shëndetit dhe lumturisë.

Unë kam pasur familjen time rreth meje, pra unë për këtë po flas. Jam në një vend të mirë…ndjehem sikur po ndërtojë një pozitë të caktuar. Unë edhe nëse nuk jam në të njëjtin vend, vazhdoj të jem i balancuar. Unë nuk qëndrojë ndoshta shumë lartë por vazhdoj t’i mbërrijë yjet në të njëjtën kohë.

Unë nuk e dëgjoj promovimin por nuk dëgjojë as negativitetin gjithashtu. E dini çfarë? Kurrë mos e leni suksesin jashtë nga koka juaj dhe kurrë mos i lejoni dështimet të ju rrëmbejnë zemrën.”