Kampioni shqiptar: Kam pasur oferta nga mbarë bota, por nuk e kam tradhtuar flamurin Kuq e Zi

Kampioni i njohur shqiptar në peshëngritje, Daniell Godeli, ka bë një postim emocional, pas vendimit që të mos i jepet viza për të marrë pjesë në kampionatin botëror në SHBA. Ai ndihet i prekur nga arsyetimi se nuk ekzistojnë garanci që pas kampionatit do të kthehej në vendlindje.

“Jam sportist, i cili ka marrë çdo lloj medalje që ekziston në glob. Më mungonte titulli botëror të ciline fitova në 2014-tën. Ma hoqën më pas padrejtësisht, më mungon edhe medalja olimpike. Isha në formën që jo vetëm të merrja medalje në Botërorin që bëhet në Amerikë, po edhe të tentoja rekordin botëror. Nuk më jepet viza sepse s’ka garanci që unë do kthehem. Kam pasur oferta nga shumë shtete të botës që kur isha fëmijë dhe kurrë se kam çuar në mendje që mund të ndërroj flamurin tim për hir të atyre heronjve që kanë dhënë jetë për këtë flamur”, ka shkruar Godelli.