Kaos në Bethlehem: policia izraelite sulmoi demonstruesit palestinezë, dëgjohen të shtënideo (Video)

Pas vendimit të Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, shpërthyen protestat e dhunshme në Betlehem, raportoi AFP.

“Ne duhet të thërrasim në intifadë dhe të përgatitemi kundër armikut sionist”, tha udhëheqësi i Hamasit Ismail Hani (Ismail Haniyeh) gjatë një fjalimi në Gaza. Ai theksoi se njohja e Jeruzalemi nga Trump si kryeqytet i Izraelit nënkupton “shpallje të luftës”, dhe bëri thirrje për një kryengritje të re palestineze.

Pas vendimit të Trump-it, në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor, autoritetet palestineze kërkuan një grevë të përgjithshme dhe mbyllën të gjitha qendrat tregtare, shkollat ​​dhe institucionet publike.

Të enjten shpërthyen përleshjet midis forcave izraelite të sigurisë dhe palestinezëve në Betlehem. Press TV ka publikuar një filmim në të cilin dëgjohen të shtëna dhe shihet tym i dendur.

Forcat izraelite të sigurisë sulmuan palestinezët në një përpjekje për të parandaluar protestat dhe ata iu përgjigjën duke hedhur gurë, thotë “Press TV”. Konfliktet po zgjasin për disa orë dhe ka pohime për viktima, por ende nuk dihet për numrin e tyre të saktë.

Udhëheqësit palestinezë më herët kanë bërë thirrje për bashkimin e të gjitha vendeve arabe kundër Izraelit dhe vendimit të Trump-it për statusin e Jerusalemit.