Kapiteni legjendar me postim emocionues

Kapiteni legjendar e Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, mbrëmë para ndeshjes me Italinë ka dhënë lamtumirën e fundit nga futbolli i luajtur.

Ai përmes një postimi në Facebook ka falënderuar për përkrahjen në karrierën e tij 14 vjeçare me kuqezinjtë.

Ky është postimi i Canës:

Të nderuar miq vëllezer e motra, do të kisha shumë dëshirë të gjej fjalët dhe mënyrën për të shprehur mirënjohjën time të thellë për të gjithë juve që keni qenë pjesë e rrugëtimit tim dhe karierës sime si futbollist, duke filluar nga familja ime e mrekulluëshme , miqtë e mij, bashkëlojtarët, trajnerët, bashkpunëtorët, tifozët dhe çdo Shqiptar, për respektin, dashurinë dhe forcën që më keni dhuruar gjatë gjithë këtyre 14 viteve te karrierës sime sportive. Ndihem krenar, i lumtur dhe me fat që ju kam pasur gjithmonë afër meje . Zoti ju rujt juve dhe familjet tuaja dhe Zoti bekoft Atdheun tonë te dashur.

FALEMINDERIT për gjithë Juve.

Me respekt, I Juaji Loriku