Katrougalos: Zgjidhja e emrit duhet të bëjë dallim të qartë ndërmjet territorit historik të Maqedonisë dhe shtetit fqinj

Ministri alternativ i Punve të Jashtme të Greqisë, përgjegjës për çështje evropiane dhe marrëdhënie ekonomike ndërkombëtare, Georgios Katrougalos ka deklaruar se çështja e emrit nuk duhet të jetë mjet për iredentizëm.

Ai ka deklarur se po bisedohet për një zgjidhje që do të bëjë një ndarje të qartë ndërmjet territorit historik të Maqedonisë dhe shtetit që për kryeqytet ka Shkupin.

Sipas tij, zgjidhja e mundshme nuk duhet të shërbej për pretendime territoriale ndaj Greqisë, e as si mjet për iredentizëm