Keni probleme me mbetjen shtatzene? Provoni keto 5 menyra per te rritur fertilitetin

0\r\nEdhe pse ndoshta në fund do ju duhen intervenime mjekësore, provojini njëherë këto 5 mënyra natyrale për të rritur shanset të ngelni shtatzënë.\r\n\r\nGjurmoni temperaturën trupore bazike\r\nMerrni temperaturën bazike të trupit për disa cikle që të shihni se kur po ovuloni, dhe të siguroheni që po kryeni marrëdhënie në kohën e ovulimit.\r\n\r\nSi ta bëni këtë:\r\nÇdo mëngjes para se të dilni nga shtrati, merrni një termometër dhe vendoseni nën gjuhë. Kur temperatura juaj rritet, jeni duke ovuluar.\r\n\r\nMos pini më alkool\r\nDisa studime me kafshe dhe njerëz zbuluan se përdorimi i alkoolit nga femrat mund ta ndërprejë ciklin normal menstrual dhe mund të ndikojë në nivelet hormonale, duke ndikuar kështu edhe në fertilitet.\r\n\r\nMos përdorni lubrikantë vaginalë\r\nËshtë më mirë nëse nuk përdorni lubricant sepse disa lloje mund të ndërhyjnë në lëvizshmërinë e spermës\r\n\r\nMos hani më peshk\r\nEdhe pse acidet yndyrore omega-3 janë të nevojshme për trupin tuaj, ato mund t’i merrni edhe nga suplementet e vajit të peshkut (të pastruar), pasi që disa studime kanë zbuluar se peshqit nga disa ujëra të caktuar janë të kontaminuar dhe përmbajnë helme si merkuri, që mund të ndikojnë në fertilitet.\r\n\r\nMerrni multivitamin\r\nNjë studim hungarian në të cilin morën pjesë 4,000 gra të cilat merrnin multivitamin të përditshëm deri sa mundoheshin të ngeleshin shtatzënë, zbuloi se ato kishin më shumë shanse që të mbeteshin shtatzënë se gratë të cilat nuk i merrnin këto vitamina.

Leave a Reply

Your email address will not be published.