Kërso Mukovski ka filluar grevë uri në burgun e Shutkës

Deputeti Kërsto Mukoski të cilit dje ju caktua masa e paraburgimit nga gjykatësi i procedurës paraprake ka hyrë në grevë urie menjëherë posa ka arritur në gjykatën hetuese në Shutkë.
Këtë informatë për TV24 e ka konfirmuar mbrojtja e tij.
Arsyeja e grevës së tij është fakti se ai vlerëson se është në paraburgim për dicka që nuk e ka bërë asnjëherë.
Mukoski ka refuzuar ushqim dhe për këtë është njoftuar drejtoria e burgut pas cka është kontrolluar nga personel mjekësor. Gjendja e tij shëndetësore për momentin është e mirë.
Ai në qeli nuk është me deputetët e tjerë të cilëve dje u shqiptua masa e paraburgimit prej 30 ditëve.