Komuna e Strumicës mbetet në duar të LSDM-së

Komuna e Strumicës mbetet në duar të LSDM-së

Zhvillimet lokale në komunën e Strumicës e cila udhëhiqet nga LSDM-ja kanë marrë kahje tjetër, pas njoftimeve të djeshme se këshilli komunal në këtë komunë është marrë nën kontrollë të OBRM-PDUKM-së.

Metodi Vitanov, protagonisti i këtyre zhvillimeve ka reaguar, duke e ka akuzar partinë OBRM-Popullore për manipulim të tij. Ai njofton se ka dhënë dorëheqje nga partia e tij e deritanishme dhe se më tej do të veprojë si këshillëtar i pavarur në komunën e Strumicës, duke e respektuar vendimin e tashmë ish-partisë së tij për të bashkëpunuar me OBRM-PDUKM-në.

Njëkohësisht, Vitanov bën të ditur se veprimtarinë e tij do ta vazhdojë në mbështetje të grupit të këshillëtarëve të LSDM-së, çka e rikthen situatën në këtë komunë në gjendjen e mëparshme.

Përndryshe, OBRM-PDUKM-ja njofti dje se në Strumicë është ndryshuar përbërja e këshillëtarëve pas bashkimit të një këshillëtari në grupin e tyre. Ata kërkuan mbledhje urgjente të Këshillit për të verifikuar shumicën dhe për të zgjedhur kryetar të ri të Këshillit dhe ushtrues të ri detyre kryetar komune në Strumicë.


Related Articles

NATO shkelë fort në Maqedoni, zmbraps Rusinë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka porositur liderët politik dhe presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov që t’i përmbahen

Skandal: Policja e Kosovës foto me kriminelin Vojisllav Sheshel (Foto)

\r\nPolicja e Kosovës, Suzana Rakoviq e ka idol njërin nga kryekriminelët e Serbisë. Ajo në profilin e saj në FB

MPB Maqedoni: Jemi duke hetuar municionin e gjetur në Çair

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se kanë filluar të hetojnë municionin e gjetur në Çair të Shkupit. Përndryshe