Copy Code

Krisin armët te Santea në Prishtin

Sot në orën 11:20 është raportuar për të shtëna me armë zjarri te Santea në Prishtinë.

Ky rast ka ndodhur pas një mosmarreveshje ndermjet disa personave. Nuk ka të lënduar, duke qenë se të shtenat janë shkrepur në ajër, raporton Gazeta Express.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo tha se nuk është raportuar për të lënduar dhe policia po merret me rastin.

“Rasti ka ndodhur në orën 11:20 te Santea, ka pasur mosmarrëveshje ndërmjet disa personave. Të shtënat janë shkrepur në ajër”, tha Ahmeti.