Ky është lojtari më i shpejtë në Premier Liga (FOTO)

Premier Liga e ka shpallur lojtarin më të shpejtë kur kanë kaluar tre xhiro.

Mbrojtësi i djathtë i Manchester Cityt, Kyle Walker është shpallur si lojtari më i shpejtë, duke arritur shpejtësinë maksimale, 35.16 km/h.

Anglezi është i ndjekur nga pas prej, Femina i Watfordit, 35.12km/h dhe në vendin e tretë është, Koscielny i Arsenalit me shpejtësi 35.11 km/h.

Më poshtë mund ta shikoni listën prej 10 lojtarëve më të shpejtë në Premier Liga për këto tre xhirot e para.