Copy Code

Ky është “Muja” nga Kumanova, pjesëtar i Klanit të Zemunit që luftoi kundër UÇK-së në vitin 2001!

Në rrjetet sociale, maqedonasit krenohen me Goran Georigeievski-Mujo nga Kumanova, të cilin e quajnë “Legija maqedonas”. Në instagram është formuar grupi “Legjendat e viteve të 90-ta” („Легенди на деведесетите“), ku është vendosur edhe fotografia e Goran Georgievskit, të cilin maqedonasit e quajnë edhe “koamndanti laraman” për shkak të tatuazheve të shumta në trup. Ai ms tjerash njihet edhe si person që ka qenë në raporte miqësore me Millorad Ulemek Legija, paramilitar serb dhe shef i “Klanit të Zemunit”, i dënuar për vrasjen e kryeministrit properëndimor serb, Zoran Xhinxhiq.

“Majori Goran Georgievski Mujo ka qenë në krye të njësitit për intervenim të shpejtë “Luanët”, që kanë luftuar kundër terroristëve shqiptarë”, shkruan në këtë grup. Goran Georgievski Mujo më vonë u vra në Kumanovë nga një maqedonas tjetër për hesape të papastruara.