Ky është shqiptari që masakroi me çekiç gruan se e pa në disko

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali ku një shqiptar ka masakruar për vdekje ish-gryan e tij me çekiç.

Në pranga ka rënë shqiptari murator 55-vjeç, i quajtur Besnik Habibaj.

Ai u vu në pranga nga policia për vrasje te mbetur në tentativë.

Ish-gruaja, Trendelina Halimi, gjithashtu edhe ajo shqiptare, 41 vjeçe, është shtruar në gjendje kome në Spitalin Torrette në Ancona.

NGJARJA

Gruaja kishte shkuar ne nje disko me disa mikesha, por shumë shpejt, edhe ish-burri i saj u shfaq në te njejten disko.

41-vjeçarja, e shqetësuar se ish-burri mund ta sulmonte, doli nga disko.

55-vjeçari e ndoqi, dhe pasi e ndaloi, në parkingun e diskos, e qelloi disa here ne koke me një çekiç qe e mori nga bagazhi i makines.

Shqiptari u kap nga badigardet e diskos dhe më pas u arrestua nga oficerët e Maceratës.

Çifti jeton në Pollenza për njëzet vjet bashkë me dy fëmijët e tyre. Disa muaj më parë, gruaja e kishte denoncuar burrin e saj për dhune ne familje.

Ajo kishte marre edhe urdher mbrojtje por pa rezultat. Edhe pse ishte detyruar të largohej nga shtëpia, ai e gjeti ne disko dhe mori hak. Shkaqet e ngjarjes ende nuk dihen.