Copy Code

Ky gjyqtar do ta drejtoj derbin Shkëndija-Vardar

Referi më i mirë në Maqedoni për vitin 2017, Aleksandar Stavrev do të jetë refer kryesor në derbin e madh në pjesën pranverore të kampionatit të Maqedonisë, mes Shkëndijës dhe Vardarit. Kjo ndeshje luhet në kuadrin e javës së 19-të dhe do të nis prej orës 14:00.

Dejan Jakimovski do të gjykojë takimin mes Shkupit dhe Akademija Pandev në stadiumin e lagjes Maxhari në Shkup, kurse Dimitar Meckarovski është deleguar për në takimin mes Rabotnickit dhe Renovës në Shkup. Derbi i Pellagonisë, mes Pobedës dhe Pelisterit do ta udhëheq Jovan Kacevski nga Struga, kurse Marjan Markovski nga Ohri do të ndaj drejtësinë në përballjen mes Sileksit dhe Skopjes.