Lajm i madh për trajnerin që u diagnostifikua me kancer

Trajneri i Sevillas, Eduardo Berizzo, është kthyer në krye të ekipit në ndeshjen e sotme ndaj Levantes që po zhvillohet në stadiumin ‘Sanchez Pizjuan’, transmeton Gazeta Metro.

Trajneri argjentinas ishte diagnostifikuar me kancer në prostatë dhe ishte operuar ditë më parë, kurse katër ndeshjet e fundit të ekipit i kishte udhëhequr ndihmësi i tij, Ernesto Marcucci.

Pas operimit me sukses dhe fillimit të terapisë, Berizzo është rikthyer sot në pankinën e Sevillas, duke ngjallur ovacion dhe gëzim të fortë të tifozëve të futbollit të pranishëm në stadium, të cilët e mirëpritën nën lot rikthimin e trajnerit.