Lajm i mirë për Institutin tonë

Ministri Arsimit dhe Shkencës, Dr Arbër Ademi, nënshkroi vendimin me të cilin do t’ju mundësohet 16 familjeve shqipëtare të kenë nga një të punësuar në Institutitn e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, prej të cilëve, shumica i takojnë botës akademike.
Para ardhjes tonë në këtë ministri, Institutin e gjetëm pa shtëpi, sot e ka në pronesine e t’ij njërin nga objektet më të rëndësishëm në Shkup, ish-ambasadën e SHBA-së.

E gjetëm me 5 departamente, sot numëron dyfishin.

E gjetëm me 25 punetorë, sot numëron dyfishin.

Gjithashtu, furnizuam Institutin edhe me teknologji moderne si dhe infrastruktur.

Fjala ministri do të thotë shërbim, kurse ne individët e punësuar aty përkohësisht, duhet të jemi shërbëtor të mirë të popullit.

P.S. Drejtorin e Institutit, z Skender Asani, e komplimentojmë për angazhmin e tij, si dhe për realizimin e shumë ngjarjeve me permasa ndërkombëtare në këtë Institut, me të cilat po krenohemi të gjithë.