Lamtumirë Sanchez, Arsenali e transferon yllin e madh të Bundesligës

Arsenali do të hidhet në sulm për të nënshkruar me sulmuesin e Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang nëse Alexis Sanchez largohet gjatë këtij afati, shkruan ‘Gianluca Di Marzio’.

Ylli kilian vazhdon të mbetet në qendër të spekulimeve me një kalim të mundshëm te Manchester City, ku po kërkohet nga Pep Guardiola.Dëshira e Arsenalit është të mbajnë në skuadër Sanchezin, duke i kërkuar vazhdimin e kontratës i cila i skadon në qershor të këtij viti.

Nëse një gjë e tillë nuk arrihet, Arsenali do të shikojë nga Gjermania, për Aubameyangin, që po ashtu nuk është i kënaqur te Borussia Dortmund.