Copy Code

Laptopi i ri i Dell, XPS 13 me ekran me rezolucion 4K

Në panairin e teknologjisë CES, Dell ka prezantuar një version të përditësuar të laptopit më të famshëm të saj, XPS13.

Ky laptop për që ka ekranin me rezolucionin më të fundit 4K, XPS 13 ka edhe procesorin e gjeneratës së tetë të Intel i cili ka një performancë të lartë e harxhon më pak energji, që do të thotë se bateria e tij mban deri në 11 orë, transmeton koha.net.

Dell XPS 13 ofrohet në dy ngjyra, të argjendtë edhe të arit në pink.

XPS 13 ka kamerën e re me infrared për identifikimin e pronarëve me ‘Windows Hello’, dhe katër mikrofona të integruar për njohje të zërit me ‘Cortana’.