Copy Code

Lazim Destani uron skiatorin Albin Tahiri në lojërat Olimpike

Me rastin e mbajtjes së Lojërave Olimpike Dimërore 2018 që tashmë kanë nisur, dua t’i përcjell skitarit Albin Tahiri urimin tim me dëshirën që ai të ketë fatin më të mirë në garat e skive ku ai merr pjesë.

Ndërsa një urim të veçantë meriton ai duke qenë sportisti i parë që përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore.

Është ky një privilegj për Albinin t’ia bëjë Kosovës këtë dhuratë të bukur pikërisht këto ditë, në vigjilje të 10 vjetorit të Pavarësisë së vendit.