Letër të hapur z.Bilall Kasami

Letër të hapur z.Bilall Kasami!

Përshëndetje profesor!
Uroj që mirësia të qëndoroj me ju!
z.Kasami a mendoni që janë sjellje normale këto!që qarkullojnë në opinion sot?
Si shpjegohet ndjenja e anëtarëve të sinqertë të Lëvizjes Besa kur po humbin shpresën nga një lider që menaxhoj Lëvizjen për 3 vite?
Si shpjegohet devijimi nga koncepti politik i juaji?
Si shpjegohen sulmet e njëpasnjëshme në adresë të Dr.Nexhbedin Kahremanit?
Si shpjegohet kur nuk zbatohet vullneti i anetarëve të këshillit që me shumicë unanime ju shkarkuan?
Si shpjegohet mospërgjegjësia personale duke I humbur zgjedhjet dhe tentoni ta përvetesoni Lëvizjen?
Si shpjegohen urrejtja,fyerja dhe ofendimet ndaj Lidershipit të Levizjes Besa?
Shumë dilema dhe pak përgjigje,Shumë pyetje dhe pak vullnet politik?

I nderuar profesor Kasami!a mendoni që do të ishte më e ndershme që kriza të këtilla të zgjidheshin në selinë e Lëvizjes!
Pse bllokuat çdo institucion të Lëvizjes dy muaj me radhë!
A ka rrugë të përbashkët për të unifikuar Lëvizjen!
Po shuhen anetaret e Lëvizjes po humb kredoja morale e juaja!-Gjykoj që nuk Jeni përgjegjës por jeni bashkëpunetor i manipulimeve të ulta nga bashkëpunetori I afert I juaji.
Druaj që do te ndodhin sulme edhe ndaj meje por nuk është problem jam sulmuar me dhjetëra here dhe përsëri jam në vijë të drejtë!në idealin e popullit dhe do të qëndroj me popullin.
I nderuar Kasami zgjidhja është në dorën e juaj nëse sot nuk zgjidhet nesër do te jetë vonë dhe ju do mbani faje dhe përgjegjesi të shumta!