Lëvizja BESA: të mobilizohet policia, do të sulmohet ambulanca e Karemanit (VIDEO)

Nga partia Lëvizja BESA në një kumtesë të dërguar për media njoftojnë se ka informacione se do të sulmohet ambulanca e ushtruesit të detyrës së liderit të partisë së tyre, Nexhbedin Karemanit nga një grup i përkrahësve të Bilall Kasamit dhe për këtë arsye ata kërkojnë që organet e rendit të ndërmarrin masa, njofton Portalb.mk.

“Ka informacione se një grup i njerëzve të dhunshëm, disa nga të cilët ishin edhe ndër dhunuesit e selisë në Shkup, do ta sulmojnë ambulancën e Karemanit. Për këtë arsye kërkojmë përsëri nga organet e rendit që të ndërmarrin masa dhe ta mbrojnë Kahremanin, i cili – pos tjerash – e gëzon edhe imunitetin e deputetit”, thuhet në njoftimin e BESA-s.

Nga kjo parti shtojnë se nëse dikush ka marrë mandat deputeti në kurriz të dikujt në Lëvizjen BESA, ai sigurisht nuk është Karemani, por mund të jetë dikush nga ata që sot e organizojnë këtë presion ndaj ushtrues detyre kryetar i Lëvizjes BESA.

BESA ftoi të gjithë aktivistët që mos të bien pre e këtyre provokimeve, sepse ato së shpejti do të kalojnë dhe BESA do të dalë edhe më fuqishme seç ka qenë.

“Ky është vetëm një proces pastrimi nga materialet që nuk kanë mundur ta durojnë qëndrimin stoik të Besës”, thonë nga BESA.

Përndryshe, deputeti i Lëvizjes BESA dhe ushtruesi i detyrës kryetari i Lëvizjes BESA, Nexhbedin Karemani edhe ditë më parë, nga Kuvendi i Maqedonisë ka njoftuar se kanë filluar kërcënime ndaj tij dhe familjes së tij.

Më poshtë mund ta shihni dhe videon ku shihen forcat policore duke e ruajtur ambulancën e Karemanit.

Pas thirrjeve të Lëvizjes BESA, policia e ruan ambulancën e Nexhbedin Karemanit

Pas thirrjeve të Lëvizjes BESA, policia e ruan ambulancën e Nexhbedin KaremanitLEXO: http://portalb.mk/494293-levizja-besa-te-mobilizohet-policia-do-te-sulmohet-ambulanca-e-karemanit/

Posted by Portalb on Freitag, 12. Januar 2018