Luan Krasniqi Ja cka i thot Arnold Gjergjajt dhe ekipit tij…

0\r\nBoksieri i njohur shqiptar, Luan Krasniqi, ka reaguar pas humbjes së Arnold Gjergjajt nga David Haye.\r\nLuan Krasniqi e ka vënë në dyshim përgatitjen e Arnold Gjergjajt, për duelin e zhvilluar mbrëmë me David Haye.\r\nBoksieri britanik e nokautoi “Kobrën” në raundin e dytë, duke mos ia dhënë as edhe një mundësi të vetme.\r\n“David Haye e kryen shpejt punën me Arnold Gjergjajn, nokaut teknik në raundin e dytë. Janë dy pyetje që duhen shtruar për mendimin tim. A ishin Arnoldi dhe ekipi i tij të këshilluar mirë para se ta pranonin këtë meç? Dhe, A ishin të përgatitur aq mirë, sa edhe është e nevojshme për një luftë të tillë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.