Makina përplas çiftin shqiptar në Itali, gruaja vdes, burri rëndë në spital (emrat)

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku në autostradë e njohur si Masone, në provincën e Genova, mësohet se një çift shqiptarësh që po udhëtonin me një motor janë përplasur nga një automjet.

Mësohet se shqiptarja 35 vjeçare ka vdekur disa orë pas aksidenti në spital, ndërsa burri 40-vjeçar ka pësuar lëndime serioze dhe ndodhet i shkuar në spitalin e ‘San Martino di Genova”.

Çifti mësohet se ishte nisur për t’u bashkuar me fëmijët që ishin në bregdet, pasi ata  jetonin në Cormano.  Shqiptari i identifikuar si Aleks Gjka, 40 vjeç, gjatë aksidentit është hedhur nga motori dhe ka thyer njërën këmbë, Ndërsa bashkëshortja e tij Denise Veliko, 35 vjeç u dërgua në gjendje kritike për jetën në spital, ku dhe ndërroi jetë, për shkak të plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia që ka nisur hetimet në lidhje me aksidentin.