Mc Kresha e Lyrical Son publikojnë klipin e ri “Duqa mi duqa” (Video)

Mc Kresha dhe Lyrical Son po vazhdojnë të sjellin projekte të reja muzikore.

Dyshja ka publikuar këngën e re të titulluar “Duqa mi duqa”, të cilin e kanë shoqëruar edhe me videoklip.

Tekstin e kanë shkruar vet protagonistët e këngës ndërsa është pjesë e albumit “United Statet of Albania”.

Mitrovicasi ditë më parë ka folur rreth këtij projektit muzikor, duke zbuluar edhe me kë po bashkëpunon.

“Albumi ‘United States of Albania’ është albumi më i ri në përgatitjet i labelit PINT, gjegjësisht produkt i StrikeBeatz dhe K-Master në bashkëpunim me neve, por edhe me shumë artistë të tjerë. Realisht projekti ka filluar të punohet rreth një vit e pak, por për asye shumë të ndryshme është dashur të zgjatet. Shkaku ka qenë që shumica prej nesh jemi të zënë edhe me projekte të tjera, të ndryshme, por besoj që do ia dalim që të kënaqim veshin e dëgjuesve”, tha MC Kresha për Telegrafin.

Në vazhdimin e bisedës, reperi tregoi edhe se pse kanë vendosur që t’ia lënë emrin kaq nteresant albumit, duke e titulluar “United States of Albania”.

“Sepse ky emër paraqet Shqypninë e Bashkume, e sidomos në fushën artistike si element kyç në afrimin tonë ndërkombëtar”, tha Mc Kresha.