Mësoni se cilët janë disa nga njerëzit më të urryer të botës së sportit

Admirimi dhe urrejtja ndaj një personaliteti sportiv janë dy ndjenja që ecin në rrugë paralele. Revista britanike “Four Four Two”, ka përpiluar një klasifikim me 50 personalitetet që përçmohen më shumë në historinë e futbollit botëror, ku nuk mungojnë emra të tillë si Pepe, Maradona, Luis Suarez, Sergi Busquets etj.

Edhe pse me tone shakaje, kjo revistë nuk e ka lënë t’i shpëtojë mundësia për të kritikuar disa prej lojtarëve e personaliteteve të futbollit.

Në krye të klasifikimit si personi më i urryer qëndron ish-presidenti i FIFA, Sep Blatter, që e futi qeverinë e futbollit botëror në një skemë të madhe të korrupsionit, dicka që u desh një dekadë për t’u zbuluar.

Në vendin e dytë si personi më i urryer ndodhet Jose Mourinho, i cili shpesh e ka përfshirë veten në konflikte dhe polemika të mëdha me të gjithë rivalët e tij. Sipas “Four Four Two”, portugezi është nga ata persona që e dëshiron ekzistëncën e armiqve të tij.

Podiumin e këtij klasifikimi të revistës britanike e plotëson Harald Schumacher. Për portierin gjerman është arritur deri aty sa në Francë është konsideruar si më urryer edhe se vetë Hitleri.

Urrejtja ndaj tij ka lindur për atë çfarë ndodhi në Botërorin 1982 me gjestin e tij antisportiv kundër Battison në ndeshjen mes Gjermanisë dhe Francës duke i shkaktuar francezit dëmtime të vertebrës.

Klasifikimi i personave më të urryer vijon me Michel Platini, Richard Keys e Cristiano Ronaldon. Për t’u theksuar është se në këtë klasifikim është përfshirë edhe Luciano Moggi së bashku me Diuf, Winkelman dhe John Terry.