Milaim Zeka, godet fuqishëm, Selimin, Lladrovcin e Gecin

0\r\nInatet e Rexhep Selimit dhe të Ramiz Lladrovcit janë lëshuar në akuza të rënda gjë që do të ishte e mjaftueshme të merrej me to edhe Gjykata Speciale, këtë e thëtë gazetari i emisionit “ Pa Rrotlla”, Milaim Zeka.\r\n\r\nZeka më tej ka shtuar se Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova duhet të lihen të qetë në atë botë dhe se ata nuk duhet të përdoren për poena politike, dhe se Kosova ka nevojë me i qu proceset përpara, po pa inate, edhe pa i përdorur të vdekurit për të keq, transmeton parrotlla.net\r\n\r\nJa shkrimi i plotë i Milaim Zekës në facebook:\r\n\r\n \r\n\r\nKur inatet leshohen ne akuza\r\n\r\nInatet e Rexhep Selimit dhe te Ramiz Lladrovcit, tani me jane leshuar ne akuza te renda, qe do te ishte e mjaftueshme te merrej me to edhe Gjykata Speciale.\r\n\r\nEshte akuze e rende ajo qe Rexhep Selimi e leshoi diten e 26 shkurtit kunder Hashim Thacit, ne Parlamentin e Kosoves. Vetem nga inati i madh, ai shkoi pertej njerezores, dhe deshi ta perdorte edhe voten e Adem Jasharit, e dikush te Ibrahim Rugoves, vetem qe Thaci te mos votohej per president.\r\n\r\nKeto inate primitive, i kane shoqeruar keta njerez edhe gjate luftes, edhe pas luftes, po i shoqerojne edhe sot, besa edhe neser. Vetem nga inati, Rexhep Selimi dhe te tjeret e opozites, u bane bashke edhe me kopilet e Sllobes, vetem per te rrexuar Thacin. Tek e shihja Jakup Krasniqin duke mbajtur fjalim perpara disave qe e degjonin poshte, thosha me vete: A eshte e mundur?! Njesoj vlene edhe per te tjeret.\r\nRexhep Selimi eshte akuzuar pa te drejte per shume gjera te luftes, prandaj mu per kete, ai nuk eshte dashur te shprushe nje plage te vjeter, dhe eshte dashur ta dije, qe per momentin, asnje lider nuk ka qene me i mire se sa Thaci, kuptohet duke perjashtuar veten time ne kete rast.\r\n\r\nPo edhe Ramizi ka reaguar nga inati. Besoj qe nuk eshte ne rregull qe po keqperdoren kaqe shume emrat e te vdekurve, per me ju ba qare te gjalleve te vdekur. Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova duhet te lihen te qete ne ate bote. Ata nuk duhet te perdoren per poena politik.\r\nKosova ka nevoje me i qu proceset per para, po pa inate, edhe pa i perdorur te vdekurit per te keq…/parrotlla.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.