Milenko në procedurë hetimore

Për dukurinë e përdorimit të gjuhës së urrejtjes në media, në Maqedoni, së fundi është bërë një analizë, sipas të cilës  për të arritur deri te sanksionet ndaj kësaj dukurie, duhet të ndryshohen tetë nene të kodit penal. Autori i analizës, Nenad Zhivankovski si shembull morri gazetarin Milenko Nedellkovski, për të cilin nuk është hapur asnjë procedurë hetimore ndaj përhapjes së urrejtjes nga ana e tij në një emision  si dhe në profilin respektiv në FB.


Sakaq, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut vlerëson se krahas mos-sanksionimit, gjuha e urrejtjes po merr përmasa të gjëra.

“Gjuha e urrejtjes në media, rrjete sociale dhe portale ka qenë e pranishme në përmasa të mëdha, ndërkohë që aspak nuk ka patus sanksione nga institucionet kompetente. Ajo ka pasur baza etnike, politike dhe të orientimit”, u shpreh Elena Bermbeska nga Komiteti i Helsinkit.

Prokuroria është organi që duhet të detektojë përdorimin e gjuhës së urrejtjes, tha avokati Llazer Sandev, njofton Tesheshi.com.

“Ajo duhet të jetë më aktive, të thotë këtu shohim që ekziston gjuha e urrejtjes, duhet të reagojmë, duhet të procedojmë”, tha Sandev.

Kjo analizë “Si të menaxhohet me gjuhën e urrejtjes?!” është në kuadër të projektit “ReForMediaMkd” për reforma në media. Përveç rastit të Nedellkovskit, disa media të cilat njihen si të afërta me ish-pushtetin e Gruevskit, kanë qenë të shquara për përhapjen e gjuhës së urrejtjes. Nga BDI janë shprehur se mediat në gjuhën shqipe janë më të rafinuara në këtë drejtim dhe se kjo parti asnjëherë nuk ka bërë presion politik ndaj mediave në gjuhën shqipe.