Mjeku shqiptar nga Shkupi në Stamboll din “ilaçin” si të dobësoheni nga 130 në 75 kg! (Foto)

Një vajzë shqiptare nga Shkupi e cila kishte emigruar në Turqi ka hapur zemrën dhe rrëfen për herë të parë publikisht për portalin Almakos për problemet me shëndetin e saj për shkak të trashësisë me peshën trupore.
Turqanja është vetëm 34 vjeçe, e cila që nga mosha 17 vjeçare ka pasur apetit të madh dhe kishte filluar në formë abnormale të trashet.
“Jeta pas disa vitesh mu bë xhehenem”, rrëfen Turqanja e cila me shumë stres, madje duke iu dridhur edhe buzët rrëfen për jetën e saj e cila ishte kompleksuar aq shumë sa që në disa raste nuk kishte dashur të dal edhe nga shtëpia.
“ Më besoni, nga trashësia mezi lëvizesha. Shumë rrëndë e kisha ti vesh këpucët. Madje në shumë raste nuk doja të dal edhe nga shtëpia, për shkak se çdokush që më shikonte, talleshte me mua. Unë sapo shkoja në banjo, menjëher filloja të qaj. Kjo situatë ishte me vite, dhe për një moment prindërit e mi tejet të dëshpruar kërkonin zgjidhje për mua. Unë më humba të gjithë shpresën për jetë. Prindërit më dërguan te disa spitale, por mjekët më preferuan dieta të ndryshme. Unë i respektoja dietat, por ata jepnin efekt vetëm për 1 muaj, dhe përsëri vija në gjendjen e mëparshme”, rrëfen Turqanja e cila thekson edhe momentet tjera kritike nëpër të cilat kishte kaluar. Turqanes për shkak të trashësisë, i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore, ku gati çdo javë kishte kërkuar ndihmë në urgjencë.
”Mjekët më konstatuan se kam shtypje të lartë të gjakut, më ishte paraqitur diabeti. U shokova kur më thanë se nga yndyra e lartë në gjak,enët e gjakut të zemrës janë para bllokimit dhe në cdo moment mund të më godiste infarkti në zemër. Ky lajm nga mjekët më mërziti shumë, andaj unë bashkë me familjen punonim orë e çast se si të zgjidhim këtë problem shëndetësor”, ka deklaruar për Almakos, Turqanja e cila thekson se shpëtimin e kishte gjetur gjatë një kontakti me mjekun , Refet Murtezani nga Shkupi i cili shumë vite jeton dhe punon në Turqi.
Ajo sqaron se mjekun nga Shkupi e kishin takuar prindërit e saj rastësisht në Stamboll. ”Prindërit e mi ishin takuar rastësisht me doktor Refet-in , i kishin qarë hallin tim për problemin e trashësisë dhe shëndetin. Doktori u kishte propozuar që në rastin tim dietat janë joefikase, por urgjentisht si zgjidhje e përhershme është intervenimi kirurgjik me të cilën bëhet zvogëlimi i lukthit. Këtë ide të doktorit e diskutuam disa ditë në familje. Pas një jave babai iu paraqit doktorit për një konsultim plotësues. Ne shkuam dhe u takuam me doktorin te Spitali OPTIMED ku nga ana e stafit të kirurgëve na sqaruan për anët pozitive të këtij intervenimi. Sipas tyre operimi do të ndihmonte që të largohet trashësia dhe të normalizohet sheqeri dhe yndyra , me çka përfundimisht do të mënjanohej rreziku nga infarkti”, sqaron Turqanja.
“Mjeku më tha se operimi zgjatë 1orë e 30 min, kryhet duke më vënë në gjumë. Me operimin nxjeret pjesa më e madhe e lukthit. Menjëher pas operimit më tha se nuk do kem dhimbje dhe për disa javë do të bie në peshë. Edhe ashtu ndodhi, operimi kaloi me sukses, për vetëm 3 muaj unë pas operimit humba 35 kg nga pesha, ndërsa pas një viti unë humba në total 60 kg. Para operimit kisha 130 kg ,ndërsa tani kam 70 kg.”, thekson Turqanja për Almakos duke rrëfyer për gjendjen e saj shëndetësore tani pas operimit.
“ Jam shumë rahat. Ndihem shumë e lehtë dhe tani më kam filluar një jetë të re. Shtypja e gjakut dhe sheqeri më është normalizuar, unë më nuk kam komplekse që të punësohem kudo. Kam kapur shoqëri të re, ku respektohem shumë. Për momentin punoj në një firmë private dhe çdo ditë ndihem e lumtur për shkak se më nuk kam kokëkdhembje me garderobën. Tani mund të vesh çka të dua dhe të punoj kudo”, ka përfunduar Turqanja për Almakos storjen e vet se si nga një peshë e madhe prej 130 kg, tani ka një peshë ideale trupore.