Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus gjashtë deri në një, ndërsa ajo e ditës prej tetë deri në 16 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus pesë, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 10 gradë.

Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me diell me mëngjese të ftohta, ndërsa gjatë ditës do të jetë më ngrohtë.