Mrekullia e djalit të vogël: Treni ia këputi të dyja këmbët, mjekët ia ngjitën dhe tani ai mund të ecë përsëri (Video)

Një dyvjeçar që humbi të dyja këmbët në një aksident tragjik me tren tani mund të ecë sërish pas një ndërhyrje kirurgjikale ku u bë e mundur ngjitja e tyre.

Mohammed Saleh luftonte për jetën pas aksidentit që vrau nënën e tij ndërsa kalonte shinat e trenit.

Ishte vetëm mendimi i shpejtë i dëshmitarëve të tmerruar që e çuan me shpejtësi Mohammed në spital dhe i vendosën këmbët e prera në një kuti plastike të mbushur me akull, çka bëri të mundur ngjitjen e tyre dhe ecjen sërish të djalit të vogël.

Mrekullisht kirurgët arritën të ringjisnin gjymtyrët gjatë një operacioni shtatë-orësh.

Dhe tetë muaj më vonë, përcjell bw, Mohammed, nga Mangalore në shtetin Karnataka të Indisë, tani është në gjendje të ecë dhe të vrapojë, dhe të takohet me kirurgët që i shpëtuan jetën.

Drejtori i Spitalit AJ, Dr Prashant Marla, tha: “Djali ishte në krahët e nënës së tij. Në një aksident fatal katastrofik me tren, nëna e tij u vra, ndërsa djali fatmirësisht mbijetoi por humbi të dyja këmbët e tij. Ai ishte i shtrirë në një pellg gjaku, me gjymtyrë të shkëputura dhe u shpëtua nga disa qytetarë dhe policë hekurudhorë dhe u dërgua në një spital në Payyanur, Kerala.

Pas dhënies së ndihmës së parë, djali u transportua në spitalin tonë me 2 këmbët e amputuara dhe të futura në një kovë me akull.

Këmbët e amputuara janë transportuar në një kuti termike, të mbajtur në një paketë polietileni me akull përreth.

Mjekët që e trajtuan Muhamedin nuk e dinin emrin e tij dhe nuk ishin në gjendje të gjenin babanë e tij, i cili punonte në Dubai, përpara operacionit.

Duke ndjekur procedurat, të dhënat e tij u shpërndanë në media dhe gjyshërit e tij u bënë të gjallë. “Në atë kohë nuk kishim asnjë ide për vendndodhjen e familjes së këtij fëmije”, shtoi Dr Marla.

“Ishte situatë jashtëzakonisht e rrallë dhe kritike për fëmijën dhe mjekët trajtues duhej të merrnin një vendim për rrjedhën e mëtejshme të veprimit. Ai ishte në panik, në gjendje shoku, i shqetësuar por i paaftë për të komunikuar, tepër i lodhur për të qarë. Ai ishte shumë i zbehtë për shkak të humbjes së gjakut. Prioritet ishte shpëtimi i fëmijës dhe trajtimi i plagëve”.

“Ribashkimi ishte një hap logjik, megjithatë, nuk ishte një detyrë e thjeshtë, veçanërisht kur asnjë prind nuk ishte afër. Të ngjisësh një gjymtyrë të amputuar është një procedurë komplekse, si teknike ashtu edhe efektet e saj mbi pacientin. Është një proces i gjatë”.

Ekspertët në spital pretendojnë se rilidhja e suksesshme e të dy gjymtyrëve ka ndodhur vetëm 13 herë në botë më parë – vetëm katër herë tek fëmijët.

Muhamedi thuhet se është pacienti i parë i suksesshëm që i nënshtrohet operacionit në Indi – dhe më i riu në botë.

Kirurgjia e gjatë prej shtatë orësh u krye nga kirurgu plastik Dr Dinesh Kadam dhe ekipi i tij. Një këmbë ka qenë e prerë poshtë gjurit dhe tjetra mbi gju gjatë aksidentit.

Dr. Marla tha: “Djali është monitoruar intensivisht dhe ka bërë një rikuperim të mirë”.

Ai i është nënshtruar operacioneve të lëkurës dhe procedurave të heqjes së implantit. Kockat e thyera janë bashkuar dhe tani është në gjendje të ecë në mënyrë të pavarur.

“Ai ka rikuperuar mirë fuqinë e muskujve dhe njohjen sensoriale në të dyja gjymtyrët e tij të bashkuara”.